Vetëvendosje akuzon sistemin e drejtësisë se po e do eliminimin e saj nga skena [video]

18 Dhjetor 2016 - 19:38      

Lëvizja Vetëvendosja akuzon sistemin e drejtësisë dhe pushtetin aktual se po synojnë ta largojnë nga skena politike këtë subjekt politik.

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren Astrit Dehari si dhe arrestimi dhe terrorizimi i aktivistëve të shumtë të VV-së, sipas anëtarit të kryesisë së kësaj lëvizjeje, Sami Kurteshi, po e vërteton këtë, raporton KTV.

Ai ka bërë të ditur se një vit më parë, rreth 80 aktivistë kanë dorëzuar kallëzime penale ndaj secilit që Policia ka ushtruar dhunë në aksionin 28 nëntor të vitit të kaluar kur u sulmua ndërtesa e Vetëvendosjes.

Sipas Kurteshit, do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore në gjetjen e drejtësisë.


Vetëvendosje akuzon sistemin e drejtësisë se po... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...