18 Dhjetor 2016 - 21:50
Janë shumë paralele të ndara të shkollave në tërë vendin, ku afër 3000 nxënës, nga klasa e parë deri në të pestën mbajnë mësim së bashku në një klasë të vetme, raporton KTV.
Kjo dukuri e mësimdhënies ishte më lehtë e aplikueshme, derisa mësimi fillor ishte katërvjeçar, ndërsa me shtimin edhe të klasës së pestë, një gjë e tillë u komplikua.
Njohës të çështjeve të arsimit në kohën kur po kërkohet cilësi më e madhe në arsim këtë mënyrë të mësimit e quajnë jocilësor.
Profesori i Universitetit të Prishtinës Demë Hoti thotë se kjo metodë shkollimi po iu imponohet shumë fëmijëve dhe është e padrejtë që shteti ua imponon një sistem të tillë.
Sipas Hotit, zgjidhja më e mirë do të ishte që nxënësve në largësi prej 5 kilometrave nga shkolla amë t’u sigurohej transporti, ndërsa në rast se rrugëtimi është më i gjatë, mësimdhënësit të aftësoheshin profesionalisht pasi jo të gjithë kanë përgatitjen e duhur.
Në zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër fshatra ka ndikuar migrimi i shumë familjeve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Por ka edhe faktorë të tjerë.
Sipas Humollit, rikthimi i banorëve në fshatra nuk do të ndodhë asnjëherë ashtu siç u larguan në masë të madhe. Në fshatra janë kthyer për të jetuar një numër simbolik i qytetarëve.
Sipas standardeve të arsimit, sugjerohet që një klasë do të duhej të kishte 15 nxënës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...