
18 Dhjetor 2016 - 21:25
Meqë qëndroi 1 vit atje, e humbi pensionin në Kosovë, raporton KTV.
Kjo për shkakun se Udhëzimi Administrativ për pensione parasheh që pensionistët çdo gjashtë muaj duhet të dëshmojnë me prani fizike në zyrat e shtetit se janë gjallë.
Thotë se kur kërkoi sqarime në Ministrinë e Punës, u ofendua rëndë nga punonjës të Departamentit të Pensioneve.
Por në Ministrinë e Punës thonë se Mazreku nuk mund t’i marrë mjetet në mënyrë retroaktive, pasi Udhëzimi Administrativ e obligon çdo pensionist të lajmërohet çdo gjashtë muaj.
Xhaferi sqaron se nëse personi në fjalë ishte lajmëruar edhe në periudhën e tremujorit të parë, pas gjashtë muajve do të mund ta merrte pensionin në mënyrë retroaktive.
Kundër këtyre rregullave të cilat përcaktohen me Udhëzim Administrativ janë edhe pensionistët tjerë.
Ankohen se kur nuk janë mirë me shëndet, duhet të tërhiqen zvarrë nga familjarët për të arritur në zyrat e ministrisë.
Ky Udhëzim Administrativ, i cili i obligon pensionistët të dëshmojnë se janë gjallë, u miratua për shkak të keqpërdorimeve të familjarëve, pasi nuk i lajmëronin rastet e vdekjes së të afërmve të tyre.
Por pensionistët thonë se shteti duhet të gjejë një mekanizëm tjetër për të vërtetuar ekzistencën e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...