Asnjë hetim nga Prokuroria për keqmenaxhimet e parasë publike të gjetura nga Auditori [video]

18 Dhjetor 2016 - 19:17      

Janë me qindra shkelje ligjesh e keqpërdorime të parasë publike që u bënë nga institucionet e shtetit, të cilat u publikuan në mesin e këtij viti në gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Auditori gjeti keqpërdorime të buxhetit, punësimet mbi numrin e caktuar dhe borxhe e obligime të papaguara në vlerë prej 146 milionë eurosh, raporton KTV.

Te Ministria e Shëndetësisë evidentoi humbje prej miliona eurosh investime për shkak të keqmenaxhimit në barna.

Në Ministrinë e Financave, atë të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Infrastrukturës, auditori gjeti shkelje të ligjit gjatë prokurimit. Kompanitë e papërgjegjshme u shpërblyen me kontrata, ministrat paguanin këshilltarët nga linjat e tjera buxhetore e miliona euro janë keqmenaxhuar.

Keqpërdorim i veturave, pronës, subvencioneve, vendeve të punës...avancime të paligjshme, punësime me kontratë mbi vepër, mungesë e raportimeve të rregullta nga ambasadat ishin disa nga konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e
Punëve të Jashtme, që atë kohë ishte drejtuar nga Hashim Thaçi, tash President.
Por, pavarësish kësaj, ende në asnjë rast nuk kanë nisur hetime.

Ka më shumë se një javë qysh kur KTV-ja i ka dërguar kërkesë prokurorisë, për të marrë përgjigje nëse kanë nisur procedurat e ndjekjes për ndonjë nga zyrtarët e këtyre institucioneve, ku janë gjetur këto shkelje.

Por vetëm pas 8 ditësh në postën tonë elektronike kanë ardhur disa përgjigje që në fakt nuk korrospodojnë me kërkesën tonë.

Pasi Prokuroria ka thënë se në dy prokurorit themelore në atë të Prizrenit e Pejës në inspektimin e raporteve të auditimit nuk kanë gjetur prova për të nisur hetimet, ndërsa në të Gjilanit kanë disa hetime por që janë mbyllur në mungesë të fakteve.

Po sipas përgjigjeve të Prokurorisë së Shtetit, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur ka filluar hetime kundër Komunës së Gjakovës për keqpërdorim të buxhetit vjetorë për vitin përfundimtar 31 dhjetor 2015.

Organizata Çohu, e cila e mbikëqyrë punën e institucioneve, thotë se këtu mungon vetëm vullneti i prokurorëve për të nisur hetime.

Në anën tjetër, Zyra e Auditorit, ndonëse nuk ka dashur të prononcohet për KTV-në, nëpërmjet postës elektronike, ka bërë të ditur se të gjitha raportet u janë dërguar entiteteve që kanë qenë subjekt i auditimit dhe Kuvendit të Kosovës.

Raportet janë edhe në dispozicion të publikut.

“Bashkëpunimi me Zyrën e Kryeprokurorit dhe organet tjera të drejtësisë është korrekt, profesional dhe i vazhdueshëm. Megjithatë, ne nuk kemi mandat ligjor për të vlerësuar dhe komentuar aktivitetet e tyre dhe respektojmë pavarësinë e tyre institucionale”, përfundon përgjigjja e Auditorit të Përgjithshëm.


Asnjë hetim nga Prokuroria për keqmenaxhimet e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...