PS e LSI përplasen për reformën zgjedhore

18 Dhjetor 2016 - 18:59      

Dy partitë e koalicionit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste shkëmbyen replika nëpërmjet nënkryetarit Luan Rama dhe deputetit Taulant Balla.

Në zemër të replikave është reforma zgjedhore. Luan Rama në emër të LSI-së kërkoi konsensus për këtë reformë dhe nxiti PS e PD të shpejtojnë.

“PS dhe PD të shprehin, jo thjesht vullnetin, por të demonstrojnë angazhim e tyre real për të bërë real realizimin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh Luan Rama, përcjell tch.

Po deklarata e përfaqësuesit të LSI solli menjëherë reagimin e socialistëve. Deputeti Taulant Balla, njëherësh edhe kryetari i Komisionit për Reformën i kërkon kolegut të tij në koalicion se barazlargimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë!

“Luan Rama duhet ta dije së PS dhe LSI janë bashkë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë qëndrime plotësisht të dakordësuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu Luan Rama me siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të bëhet pjesë konstruktive e punës së komisionit për ta mbyllur reformën. Prandaj Luan Rama le t’i bëjë thirrje PD siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadrës dhe arbitrit nuk ka me asnjë kuptim!”, shkruan Taulant Balla në faqen e tij të “Facebook”.

Taulant Balla thotë se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë një punë shumë serioze në Komision. Jo pa ironi Balla thotë se respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se mund t'i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!

“PS dhe LSI kane bere një pune shume serioze ne komision dhe respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se mund t’i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!”, vijon postimi i Ballës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...