18 Dhjetor 2016 - 16:01
Ai ka treguar se ka vizituar punëtorët doganorë bashkë me u.d e Drejtorit, Fahri Gashin, dhe iu ka premtuar se do të ndajë mjete shtesë për t’i mbuluar shpenzimet që dalin nga puna jashtë orarit të punës dhe ditëve të festave, raporton Koha.net.
“U njoftova për dy udhëzime të reja që rregullojnë çështjen e kritereve për kompensim për punën jashtë orarit dhe për festa, si dhe udhëzimin për kriteret e caktimit të zyrtarëve doganorë në detyra të caktuara dhe transfer në pozita të ndryshme. Këto dy udhëzime do të krijojnë kushte më të mira për punë të zyrtarëve doganorë. Të dy udhëzimet kanë implikime buxhetore, për të cilat do të kujdesemi që t’i mbulojmë”, ka premtuar Hoti përmes një postimi në Facebook.
“Dëshiroj të falënderoj sindikatën që janë bërë krah i fortë i menaxhmentit në arritjen e objektivave që ka Dogana e Kosovës. Do ta kenë mbështetjen në të gjitha kërkesat e tyre për të përmirësuar kushtet e punës së zyrtarëve doganorë”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...