Bajrami, “Doktor Honoris Causa” i Universitetit të Tetovës

18 Dhjetor 2016 - 15:27      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është nderuar me titull “Doktor Honoris Causa” i Universitetit Shtetërorë të Tetovës, të cilin ia dorëzoi solemnisht rektori Vullnet Ahmeti.

Ky nder i bëhet ministrit Bajrami dhe Beate e Henn Memmesheimer nga Gjermania, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Universiteti i Tetovës, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoni, rektorë, akademikë, profesorë e studentë të universiteteve dhe kolegjeve nga Kosova dhe Maqedonia.

Me këtë rast, Bajrami është shprehur se, me këtë çmim që po i dhurohet sot, po nderohet kontributi i gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët për më shumë se 20 vite, me shumë mund dhe sakrificë, udhëtuan në këtë universitet që nga një ëndërr të bëjnë realitet një universitet modern, bashkëkohor, “i cili padyshim nuk e kishte vetëm rolin akademik, krijimin e një klase intelektuale, por, ishte edhe promotor dhe bartës i përpjekjeve të parreshtura të shqiptarëve për të realizuar të drejtat e barabarta dhe përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve, që të jetë një komb me të drejta të barabarta shtetformuese në Maqedoni”.

“Kjo është shtëpia ime dytë, andaj edhe ndjehem krenar që pata rastin të jem mentor i 16 doktor shkencash dhe rreth 73 magjistra shkencash të cilët sot janë profesionist të suksesshëm dhe bartës të proceseve”, tha Bajrami.

“Universiteti i Tetovës tashmë është i afirmuar, respektuar dhe nga më cilësorët në Maqedoni, që ka ndërtuar një imazh të mirë ndërkombëtar, por ky tashmë ka edhe sfidat siç janë rritja e cilësisë, gjithpërfshirja dhe rritja e numrit të studentëve”, shtoi më tej ai.

Në fund ministri Bajrami ka falënderuar përfaqësuesit e UT-s për çmimin e dhënë, për të shtuar se ky çmim “na obligon edhe më shumë që bashkërisht të punojmë më shumë në rrugën e integrimeve kombëtare dhe evropiane”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...