
18 Dhjetor 2016 - 07:30
Ndryshe frymonte atëherë Halepi, aty ku shkriheshin dallimet sektare, fetare, etnike e racore. Rrugicat e mbushura me tezga erëmonin në qytetin e vjetër të mbrojtur nga UNESCO-ja. Nehat Islamin e mahniste qyteti simbol i diversitetit. Në qytetin më të madh tregtar të Sirisë do të njihej edhe me sirianë me mbiemrin Arnauti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Disa nga shqiptarët e Sirisë kishin prejardhje prej ushtarëve të Mehmet Ali Pashës së Egjiptit që i kishte nisur për ta pushtuar Stambollin, por ishin thyer në gjysmë të rrugës prej Perandorisë Osmane. Aty kishte edhe poetë, këngëtarë e piktorë që s’i mohonin rrënjët shqiptare. Në Halep takohej Lindja e Perëndimi, thekson ai. Tash është rrënojë.
“Ka qenë qytet i cili e ka lidhur Evropën me Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët, do të thotë ka qenë njëfarë udhëkryqi, ka qenë një qytet me plot përmendore, objekte të rëndësishme përmendore, objekte të kulturës, kultit”, thekson Islami, tani drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Islami, që i ka përcjellë përherë zhvillimet në botën arabe, nuk pret që lufta civile të përfundojë me rënien e Halepit... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...