
17 Dhjetor 2016 - 23:01
“Fundi i njerëzisë në Halep” është tema kryesore në numrin të së dielës me “Koha Ditore”.
Për tragjedinë siriane dhe Halepin, në intervistë flet edhe ish-korrespondenti i “Rilindjes” në Lindjen e Mesme, Nehat Islami.
Në rrëfim vjen shkrimi me titull “Srebrenicat e Sirisë”.
Në faqet kushtuar botës mund të lexoni për “Qeverinë Babadimër” në Venezuelë, dhe për “Të vdekurit e munguar të Bosnjës”.
“7 shkronjat” sjellin rrëfimin e regjisorit të filmit “Kolona” që fitoi 18 çmime ndërkombëtare.
“Dhuratat për zgjidhjen e rasteve në gjykatë” është shkrimi i shkëputur në “fejton”, nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës” nga Wadham Peaccock.
“Kosovarçe” sjell jetën në Kosovë para dy shekujve dhe lidhjet me Shqipërinë, përmes shkrimit të shkruar 177 vjet më parë: “një udhëtim nga Prizreni në Shkodër”.
Në faqet kushtuar kulturës, lexueseve u shërbehen shkrimet për: “Hijet e bardha me shigjetarët e artit” dhe “Galeritë që përballin kohët e historisë shqiptare”.
Në vazhdën e shkrimeve të Artan Krasniqit në “Monument”, mund të lexoni për “Shtëpinë elitare të patriotit nga Prizreni”.
Në “sport” mund të lexoni për “kampionët shqiptarë të sportit sovjetik”.
Po ashtu, mund të mësoni pse u tërhoq nga zeja e trajnerit vëllai i vogël i Fadil Vokrrit.
Këto, dhe shkrime të tjera nga kinematografia, shkenca dhe moda, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Fundi i njerëzisë në Halep” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...