Foto: Koha

Mustafa: 383 është kod shtetëror dhe gjeografik, sikurse i të gjitha shteteve tjera

17 Dhjetor 2016 - 19:45      

Drejtori Ekzekutiv i VALA-s, Agron Mustafa, ka dhënë një sqarim në lidhje me kodin telefonik 383 që i është dhënë Kosovës ditë më parë e për të cilin pati shumë reagime.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ky kod është kod shtetëror duke iu referuar kodeve telefonike të shteteve tjera evropiane.

“Për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës. KLIKONI KËTU PËR TË SHKARKUAR BULETININ E ITU-së Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve”, thotë Mustafa, raporton Koha.net.

Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane, siç ka shkruar Mustafa, fillojnë me +3XX ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës.

“Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet ndërkombëtare telefonike, përveç që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike - me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë se në Telekomin e Kosovës i janë gëzuar këtij lajmi, “mirëpo kam pa dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njëjtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik”.

“Andaj, ky link lë të shërben për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veçanërisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror por kod gjeografik”, ka përfunduar kreu i VALA-s. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...