
17 Dhjetor 2016 - 19:05
Në Qendrat e Paraburgimit, në Mitrovicë, Prizren, Lipjan, e Gjilan mbahen edhe shumë të dënuar në periudha të gjata kohore dhe kjo po konsiderohet si problem mjaft i madh nga monitoruesit e tyre, raporton KTV.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se urgjentisht duhet të krijohen kushte për kategorizimin e personave të dënuar.
Në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thonë se në Qendrat e paraburgimit, të burgosurit nuk mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre siç është paraparë me ligj.
Në Ministrinë e Drejtësisë pranojnë që nëpër Qendra të Paraburgimit ka të dënuar, por sipas tyre, këtë e bëjnë për shkaqe sigurie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Mbajtja e të dënuarve në qendra paraburgimi... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...