Basha, Ahmetit: Shqiptarët, pjesë e qeverisjes maqedonase

17 Dhjetor 2016 - 18:15      

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka njoftuar këtë të shtunë mbajtjen e një takimi me kryetarin e BDI-së së Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Sipas një njoftimi të postuar në rrjetet sociale, Basha i ka sugjeruar Ahmetit që shqiptarët të jenë pjesë vendimtare e qeverisjes maqedonase që do të formohet pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në këtë vend.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës. I shpreha zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedon”, ka thënë Basha në profilin e tij në Facebook. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...