Veseli mori pjesë në zbulimin e bustit të heroit Habib Zogaj

17 Dhjetor 2016 - 15:27      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e bustit të heroit Habib Zogaj "Arbri" në Malishevë.

Para qindra të pranishmëve në palestrën e qytetit të Malishevës që mbanë emrin e heroit Habib Zogaj, Veseli tha se falë veprës sublime të dëshmorëve të kombit, Kosova sot frymon lirshëm dhe po ndërtohet e zhvillohet si shtet i pavarur dhe sovran, transmeton Koha.net.

"Malisheva dhe gjithë Kosova është krenare për djemtë e tillë. Është krenare që t’i mbajë bustet dhe shtatoret e tyre anekënd Kosovës, në çdo lokalitet, para çdo shkolle, para çdo salle sepse në kë mënyrë ne e nderojmë veten dhe kujtojmë atë që është më e shenjta - lirinë tonë", tha Veseli.

Pas ceremonisë së organizuar në palestrën e sporteve, Veseli i shoqëruar nga nëna e heroit dhe familjarët e tij, zbuluan bustin dhe vendosën lule pranë tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...