Lama, si ambasadore, dorëzon letrat kredenciale presidentit italian

16 Dhjetor 2016 - 18:32      

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Italisë, Shkëlqesisë së Tij, Sergio Mattarella duke marrë kështu edhe zyrtarisht detyrën ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë në Republikën e Italisë.

Ceremonia e dorëzimit të kredencialeve u zhvillua në pallatin presedencial Quirinale, e shoqëruar nga një ceremoni nderi, transmeton Koha.net.

Ambasadorja Lama, sipas njoftimit në faqen e Ministrisë së Jashtme, pasi përcolli përshëndetjet e presidentit të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, e falënderoi për kontributin e vazhdueshëm që vendi i tij ka dhënë si në çlirimin e Kosovës si anëtare e NATO-s ashtu edhe në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe të ndërtimit të shtetit.

Lama, qw ishte kritikuar se kishte përkrahur zgjedhjen e Thaçit president për të marrë këtë post, i shprehu presidentit dëshirën e shtetit të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me shtetin italian si në fushën ekonomike , ashtu edhe atë kulturore.

“Edhe Shkëlqesia e tij, Presidenti Mattarella foli në lidhje me avancimin e marrëdhënieve tepër miqësore me shtetin e Kosovës, siç i cilësoi ai, në një nivel më të thellë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e tregtisë, si dhe atë të kulturës e arsimit. Presidenti italian shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar Kosovën në proceset integruese evropiane dhe tha se rruga drejt BE-së është e vetmja që do të ndihmojë rajonin dhe zgjidhjen e konflikteve që e karakterizojnë atë”, thuhet nw njoftimin e MPJ-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...