Mustafa do t’i ankohet BE-së për sjelljet e Gjuriqit

16 Dhjetor 2016 - 17:51      

Për vizitën e shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë në Kosovë me gjithë ndalesën që kishin deklaruar institucionet e Kosovës për të, kryeministri Isa Mustafa theksoi se veprimet e Gjuriqit janë veprime shumë të ulëta.

“Më pengon pak, të merremi ne tani me Gjuriqin në këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Andaj, për neve totalisht është i pa rëndësishëm, ndërsa veprimet e tij janë veprime shumë të ulëta, sepse nuk hyhet në një vend në mënyrë ilegale. Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që mos të lejojë më sjellje të tilla”, tha Mustafa, teksa po merrte pjesë në përurimin e hapjes së Qendrës Tregtare “Elkos” në Ferizaj, biznes i zëvendësit të tij në Qeveri e tash edhe bashkëpartiakut, Ramiz Kelmendi.

Ndërsa, shefja e BE për Kosovë, Natalya Apostolova ditë më parë kishte kritikuar Qeverinë për neglizhencë të emërimit të ministrit të ri në Ministri të Integrimeve, për këtë kryeministri tha se do ta kenë shumë shpejt propozimin dhe do të kryhet emërimi për ministrin e ri.

Si zakonisht, stafi i kryeministrit mezi ka lejuar t’i bëhen këto dy pyetje kryeministrit, i cili rrallëherë del në konferenca shtypi, e në masë të madhe për zhvillimet në vend jep mendimet e tij në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...