16 Dhjetor 2016 - 17:41
Numri një i SHBA-së në Kosovë, ka thënë se “ndërtimi i mureve nuk e bën bashkë popullin e Kosovës”
“E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, është shprehur Delawie.
Serbia dhe Kosova në kuadër të dialogut në Bruksel janë marrë vesh për rivitalizimin e urës mbi Ibër, e cila po mbahej e bllokuar në variante të ndryshme të barrikadave nga pala serbe. Kur po punohej për revitalizmin e saj në pjesën veriore të Mitrovicës u bë një mur i lartë mbi dy metra.
Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut ka thënë se nuk do të rrënohet, derisa pala kosovare është ankuar në Bruksel për këtë mur të cilin e ka cilësuar si të paligjshëm e në kundërshtim me frymën e negociatave për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...