Prokurori Biraj thotë se s’do të marrë për bazë raportin e mjekëve të pavarur

16 Dhjetor 2016 - 16:38      

Prokurori i rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, që nga Prokuroria e Kosovës është thënë që është vetëvrasje, ka folur pas publikimit raportit nga mjekët ligjorë të pavarur të angazhuar nga familja Dehari.

Në komunikim për portalin Koha.net, Metush Biraj, prokuror i rastit, ka thënë se nuk ka njohuri të jetë dorëzuar një raport i tillë në Prokurori, edhe pse avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se është dorëzuar, transmeton Koha.net.

“Nuk e di që ai raport është dorëzuar në prokurori. Ne i kemi shënimet tona zyrtare, ne kemi dalë me një kumtesë për këtë rast, dihet qëndrimi i organeve zyrtare tona”, ka thënë Biraj.

Në pyetjen se a do të merret për bazë raporti i dy mjekëve ligjor të pavarur, të cilët janë pranuar nga Ministria e Drejtësisë të marrin pjesë në proces të autopsisë, ai ka thënë se nuk kanë çka të marrin për bazë dhe se kjo është çështje e kryer.

“Jo nuk kemi çka të marrim për bazë. Ne kemi dalë me shënimet zyrtare, ai është version zyrtar i prokurorisë sonë, organ zyrtar i Republikës së Kosovës, çështja është e kryer”, ka shtuar Biraj për Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...