Agjencia Kadastrale flet për sfidat e 2016-s, nuk përmend demarkacionin

16 Dhjetor 2016 - 16:35      

Një komunikatë për media e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për takimet përmbyllëse me Zyrat Kadastrale Komunale është titulluar “Ngritja e kualitetit të regjistrave pronësor dhe kadastrës”.

Në të thuhet se “Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke mbajtur një varg takimesh përmbyllëse për vitin 2016 me përfaqësuesit e Zyrave Kadastrale Komunale, për të diskutuar ecurinë e projekteve dhe sfidave gjatë vitit 2016, si dhe për të bërë përgatitjet e përbashkëta për projektet e aktivitetet për vitin 2017”.

Aty nuk është thënë asnjë fjalë për zonën kadastrale të Pejës, e cila prek kufirin mes Kosovës e Malit të Zi, një prej çështjeve më të kontestuara në Kosovë gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit të AKK-së, qëllimi i takimeve përmbyllëse me përfaqësues të Zyrave Kadastrale Komunale është ngritja e kualitetit të shërbimeve dhe produkteve kadastrale dhe pronësore ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Takimet po udhëhiqen nga kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha i cili është duke bërë ekspoze të aktiviteteve kadastrale, duke përmendur rezultatet e projekteve kapitale si Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, avancimet në Sistemin e Informacioneve Kadastrale të Tokës në Kosovë, Infrastrukturën Shtetërore për të Dhëna Hapësinore dhe Gjeoportalin shtetëror si vegël për grumbullimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore, avancimet në legjislacion, vlerësimet e administrimit të tokës dhe regjistrave pronësorë nga institucionet më kredibile ndërkombëtare e ngjashëm”, thuhet në njoftim.

Përmes prezantimeve interaktive të ekspertëve kadastralë janë duke u prezantuar të gjetura nga monitorimet nëpër ZKK, po prezantohet drafti i kornizës së re ligjore respektivisht drafti i Ligjit të Integruar për Kadastër i cili në mesin e disa ndryshimeve përfshin edhe vertikalizimin e sistemit kadastral që nënkupton sistemimin e Zyrave Kadastrale Komunale nën Agjencinë Kadastrale të Kosovë si dhe vetëfinancimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Po ashtu në takime janë duke u prezantuar të gjeturat mbi kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara nga ZKK-të.

Përndryshe AKK në takimet po përfaqësohet nga ekzekutivi i Agjencisë, ekspertë kadastral/gjeodetë dhe ekspert ligjorë ndërsa ZKK-të po përfaqësohen nga drejtorët e ZKK-ve, nga një gjeodet dhe një jurist.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...