Mbi një mijë shkurorëzime gjatë vitit 2015 në Kosovë

16 Dhjetor 2016 - 16:09      

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1,268 fleta statistikore për shkurorëzime (SHK-1), transmeton Koha.net.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1,268 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë: shqiptare ishin 95.6%, serbe 0.2%; turke 0.5%; boshnjake 1.6%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.9%; dhe të tjerë ishin 1.2%. ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare, 87.3%; serbe, 0.4%; turke, 0.3%; boshnjake, 1.3%; rome, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7%; dhe të tjerë, 9.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.

Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.

Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...