Sylë Hoxha: Nuk do ta marrim parasysh raportin e ekspertëve të pavarur

16 Dhjetor 2016 - 15:41      

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në një deklaratë për portalin Koha.net ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka dhënë një herë mendimin e saj për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe se nuk do të marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarur.

“E kemi dhënë mendimin tonë një herë. Nuk kemi 100 mendime. Kur ta përfundojmë hetimin do ta japim edhe një mendim tjetër”, ka thënë Hoxha për portalin Koha.net

“Ne marrim për bazë vetëm hetimet tona që i bëjmë si organ shtetëror”, ka thënë shkurt ai.

Gjatë një konference , që është mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, transmeton koha.net.

Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...