Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

16 Dhjetor 2016 - 15:16      

Prishtinë, 16 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps.

Duke i uruar sukses ambasadorit Bontemps në postin e ri, presidenti Thaçi ka thënë se Mbretëria e Belgjikës vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme.

“Shtetndërtimi i Kosovës ka qenë një histori e suksesit. Këtë e kemi arritur falë një bashkëpunimi dhe mbështetjeje edhe të Mbretërisë së Belgjikës, për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike, të cilat duhet të thellohen përmes një shkëmbimi edhe më të madh ekonomik, tregtar, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa, ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, ka thënë se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...