16 Dhjetor 2016 - 15:06
Zëvendësministrja Statovci-Demaj takoi drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim, znj. Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshën për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, znj. Angelina Eicchorst. shefin e Njësisë për Kosovë në Komision Evropian, z. David Cullen, dhe përfaqësues të tjerë institucional.
Gjatë këtyre takimeve njoftuese, zëvendësministrja dhe bëshkëbiseduesit nga institucionet evropiane reflektuan mbi deklaratën e presidencës së BE-së për vendet e zgjerimit, të publikuar këtë javë, si dhe diskutuan për çështjet prioritare të ndërlidhura me procesin e integrimit evropian, përfshirë përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, me prioritet në masat e identifikuara në agjendën e reformës europiane, asistencën financiare të BE-së, zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet rajonale dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.
Zëvendësministrja Statovci-Demaj e nënvizoi nevojën për mbështetjen e përfaqësuesve institucionalë të BE-së në përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe kërkoi që të rikonfirmohet perspektiva evropiane e vendit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...