Mustafa thotë do të kërkojë nga BE të marrë masa ndaj Gjuriqit [video]

16 Dhjetor 2016 - 13:28      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha sot në Ferizaj se do të kërkojë nga Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Serbisë për sjelljet provokuese të zyrtarit të saj, Marko Gjuriqit.

Duke folur me rastin e përurimit të ETC-së në këtë qytet, kryeministri Isa Mustafa ka folur për deklaratat e Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës. Mustafa tha se do të kërkojnë nga BE që të marrë masa, bën të ditur KTV.

Marko Gjuriq ka hyrë dje në Kosovë me gjithë ndalesën policore, për shkak të sjelljeve e veprimeve provokuese, që destabilizojnë situatën në Kosovë.

Sot u bë hapja e objektit të ri nga kompania Elkos Trading Center në Ferizaj. Të pranishëm në këtë përurim përveç të parit të kësaj kompanie, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i vendit, Ramiz Kelmendi, ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se hapja e kësaj qendre shënon një progres në ekonominë e Kosovës dhe veçanërisht për qytetin e Ferizajit, andaj edhe ka përgëzuar Ramiz Kelmendin për punën e tij dhe hapjen e shumë vendeve pune.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se çdoherë që pranoi thirrje nga Ramiz Kelmendi e di që bëhet fjalë për hapjen e ndonjë qendre tregtare që nënkupton edhe punësimin e shumë qytetarëve.


Mustafa thotë do të kërkojë nga BE të marrë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...