16 Dhjetor 2016 - 13:14
Me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me këtë projekt, ky rrjet ka ndarë 26 grante, me shumën totale prej 100,818.10€, për organizatat anëtare me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Këto grante të vogla kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha për një kohë të shkurtë.
Nga këto iniciativa kanë përfituar 2,526 persona të ndryshëm duke përfshirë ata me aftësi të kufizuara fizike, nga zonat rurale, të etnive të ndryshme (p.sh., turke, gorane, serbe, rome, ashkalike, egjiptiane, boshnjake dhe shqiptare), burra, të rinj dhe pensionistë. Nga ky numër, 713 gra kanë marrë pjesë në procese vendimmarrëse gjatë 90 iniciativave avokuese.
Të bashkangjitur e keni broshurën “Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha”, në Shqip, Serbisht dhe Anglisht.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...