16 Dhjetor 2016 - 12:44
Kështu u tha sot në një konferencë që është mbajtur në Prishtinë lidhur me fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Në konferencën ku mori pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe nga komunat u tha se cdo vit 2 mijë qytetarë të Kosovës vdesin si pasojë e konsumimit të duhanit.
Ky numër i të vdekurve nga konsumimi i duhanit sipas shefit të zyrës së OSHB-së në Kosovë Skënder Syla është tregues i qartë se duhet një veprim i shpejtë institucional.
“Numri i madh i vdekjeve të parakohshme, rreth 2 mijë çdo vit në Kosovë, që vjen nga duhanpirja aktive dhe pasive, është dëshmi e qartë për nevojën e veprimit të menjëhershëm dhe të domosdoshëm institucional dhe individual. Duhanpirja është njëra prej fatkeqësive shëndetësore më e madhja në historinë e njerëzimit”, tha Syla.
Sipas tij deri në vitin 2030, numri i të vdekurve nga duhani do të shkojë në 8 milionë njerëz.
I shqetësuar për moskoordinim insitiucional në lidhje me kontrollin për duhanin është shprehur ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Ai tha se nuk kanë të dhëna nga inspektimet e kryera dhe nga Inspektoriati i Punës dhe Tregut.
“Ne kemi të dhëna kuantitative për inspektime të kryera nga Inspektorati shëndetësor, Inspektorati sanitar, Inspektorati i Arsimit dhe Policia e Kosovës, por jo edhe të dhëna kualitative. Ndërsa, të dhëna nga Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i tregut, pothuajse mungojnë fare. Rrjedhimisht, edhe mungesë të informatave të sakta rreth zbatimit apo mos zbatimit të ligjit për pjesën që ka të bëjë me shitjen e produkteve të duhanit dhe zbatimin e ligjit në institucionet e administratës publike. Gjithashtu, mungojnë informata kthyese edhe nga gjykatat, për epilogun e fletëparaqitjeve që inspektorate të ndryshëm i dërgojnë për shkelësit e ligjit”, tha Rrahmani.
Rrahmani theksoi se ligji për Duhan shkilet në çdo sektor. Me shkelje sipas tij prin sektori i gastronomisë, institucionet e Administratës Publike, Gjykatat, institucionet shëndetësore, e arsimore.
Ai paraqiti edhe disa të dhëna në lidhje me inspektimet për zbatimin e Ligjit kundër Duhanit.
Rrahmani është ankuar se gjykatat e kanë ndryshuar vlerën e dënimeve në disa raste, transmeton Kosovapress.
“Inspektorati Shëndetësor ka kryer mbi 800 inspektime dhe ka shqiptuar mbi dhjetëra dënime, derisa Policia e Kosovës sipas raportimeve, u ka asistuar mbi 170 raste inspektorëve, duke shqiptuar edhe vet mbi 265 dënime mandatare për shkelësit individual”, tha Rrahmani.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se zbatimi i Ligjit për Duhanin ndikon fuqishëm edhe në parandalimin e vdekjeve të parakohshme, të individualitetit dhe humbjeve tjera nga pasoja të tërthorta që shkakton duhani.
Edhe Mustafa e sheh të nevojshme një koordinim mes institucioneve në mënyrë që ky ligj të zbatohet në tërësi.
“Të dhënat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se me gjithë rezultatet pozitive që ka prodhuar ky ligj, si në rrafshin shëndetësor ashtu edhe në atë social dhe mjedisor, rënia e nivelit të zbatimit të ligjit është shoqëruar me raportim joadekuat të institucioneve zbatuese për aktivitetet e tyre, me involvim të ulët të disa inspektorëve në zbatim të ligjit”, tha Mustafa.
Në këtë takim edhe kryetarët e komunës e shprehën gatishmërinë e tyre për të respektuar ligjin e kontrollit për duhanin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...