16 Dhjetor 2016 - 11:18
Rasti ka të bëjë me të akuzuarit e rastit “Badovci”.
Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa njëri nga ta për: Ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit.
Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtorë edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të paautorizuar të armeve.
I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.
Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pabazuara.
Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejt Ligjin Penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve.
Lexoni edhe: Krejt çka ndodhi në gjykatë kur u dënuan të akuzuarit e “Badovcit” [video]
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...