Sonte, mbrëmje artistike për veprimtaren Sevdije Ahmeti

16 Dhjetor 2016 - 10:59      

Në Teatrin ODA sonte, në orën 20, organizohet mbrëmje artistike dhe përkujtimore për veprimtaren Sevdije Ahmeti, e cila javë më parë u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare.

Një grup artistesh dhe aktivistesh me përkrahjen e Qendrës Artpolis, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe familjes Ahmeti organizojnë këtë mbrëmje për të nderuar kujtimin, angazhimin dhe kontributin e saj për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe rajon.

Sevdije Ahmeti ishte ideatorja dhe shtylla e lëvizjes së grave në Kosovë. Në mesin e mbrojtësve më të hershëm të të drejtave të grave si të drejta të njeriut në Kosovë, ajo ishte udhëheqëse, aktiviste, feministe, shkrimtare.

 

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...