MMPH u kërkon dy ministrive tjera veprime për parandalimin e ndotjes së ajrit

16 Dhjetor 2016 - 10:56      

Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të veprimeve të saj në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të ndërmarrë e të gjitha veprimeve e nevojshme që kontribuojnë në parandalimin e ndotje së ajrit.

Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes të cilin e zbaton Ministria Infrastrukturës, të gjitha automjetet e pajisura me motor me djegie të brendshme që përdorin si lëndë djegëse benzinën, naftën, GNL gazin natyror ose biodizel, duhet të i nënshtrohen kontrollit të nivelit të shkarkimeve në ajër.

Me U.A të lartpërmendur Qendrat e Kontrollit Teknik (QKT) janë të obligua që të bëjnë matjet e nivelit të shkarkimeve të gazrave në ajër me matje direkt, gjatë procesit të kontrollimit teknik të automjetit. Po ashtu QKT obligohet që të i paraqet rezultatet e matjeve në formularin që i bashkëngjitet certifikatës së kontrollimit teknik. Kontrolli i shkarkimeve në ajër duhet të kryhet sipas kushteve që i përcakton Ministria e Infrastrukturës si dhe ato të rekomanduara nga prospektet teknike të aparaturave të kontrollimit të destinuar për këtë qëllim.

Për matjet e bëra nga QKT obligohet që në tremujorin e parë të vitit vijues të përgatitë raportin vjetor të shkarkimeve të gazrave në ajër për vitin paraprak, për të gjitha kontrollimet teknike të realizuara, i cili duhet të i dërgohet MMPH.

Për faktin që sektori i automjeteve është një ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë ku qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të vjetra, është kërkuar që;

- në fazën e amandamentimit të Ligjit për automjete të merren parasysh edhe çështjet mjedisore;

- të rishikohet Vendimi për importin e automjeteve

- të implementohen dispozitat e U.A Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes dhe

- informatat për numrin e automjeteve të prodhuara para vitit 1994

Për sa i takon Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë, bazuar në Ligjin Nr. 2004 /5 për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë. Po ashtu me Ligjin Nr. 03/L-138 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/5 për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë dhe U.A. Nr. 07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, ajo ka përgjegjësi për cilësinë e karburantit.

Sektori i transportit është një ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë ku qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të vjetra dhe pa katalizator rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe cilësia e karburantit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...