Uebfaqet e komunave jashtë funksionit prej një jave

16 Dhjetor 2016 - 08:51      

Prishtinë, 16 dhjetor – Ka një javë që uebfaqet zyrtare të të gjitha komunave të Kosovës janë jashtë funksionit.

Zyrtarë komunalë konfirmojnë se mungesa e funksionimit të sajteve zyrtare u ka shkaktuar telashe atyre dhe qytetarëve, ndërkohë që përgjegjësinë e adresojnë te Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo e fundit, në një përgjigje për gazetën, ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur shkaku i ngarkesës së serverit ku janë të postuara uebfaqet e komunave dhe ajo e MAPL-së.

“MAPL-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për të rritur kapacitetin e serverit në mënyrë që të rregullohet performanca e uebfaqeve.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka nën monitorim të vazhdueshëm uebfaqet e komunave dhe po bën përpjekje që këtë problem ta zgjidhë sa më shpejt. Duke marrë parasysh rëndësinë e uebfaqeve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta zgjidhë këtë problem gjatë kësaj jave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të kësaj ministrie. Kjo ministri ka bërë të ditur se është në proces të ridizajnimit të të gjitha uebfaqeve të komunave dhe MAPL-së, ku komunat do të kenë mundësinë që t`i adresojnë të gjitha kërkesat që i kanë për uebfaqe.

Por derisa të rregullohet ky problem, qasja e qytetarëve në uebsajtet e komunave është e pamundshme (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...