16 Dhjetor 2016 - 00:23
Çmimi i paguar për këtë kod telefonik, sipas Hamitit, është paguar me sovranitetin e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Kosova e ka në përdorim, sipas letrës së ITU-së, të kuptohemi unë absolutisht jam përkrahës që të gjindet zgjidhje për kodin e Kosovës, por jo me çmimin që është paguar, e që është sovraniteti i Kosovës. Ky është problemi që kam unë me këtë kod. Qeveria jonë duhet të hjek dorë nga mashtrimi i popullatës. Duhet ta nxjerrë sa më parë telekomunikacionin nga tavolina e bisedimeve në Bruksel dhe të kuptojë se pavarësia dhe sovraniteti nuk janë për t’u biseduar, ndryshe është akt tradhtie. Kursimi i parave me një kod është, por jo i asaj vlere që të shtrihet Serbia në sovranitetin e Kosovës e faljen e borxheve me pronat”, ka thënë Hamiti.
Hamiti ka treguar se Telekomi i Serbisë që do të funksionojë në Kosovëka borxhe të shumta në Kosovë.
“Sovraniteti që shkelet është lejimi i zgjerimit të Telekomit të Serbisë në Kosovë. Telekomi sot është kompani që është në pronësi të shtetit serb. Kjo kompani ka bërë krime në Kosovë. Kësaj kompanie me nënshkrimin tonë e lejojmë të veprojë në Kosovë. Kjo kompani ka borxh Telekomit të Kosovës mbi 1 miliard euro. Tash në vitin 2016, Qeveria jonë me dorë të vet, ua njeh pronësinë dhe ia jep asetet publike një kompanie pa autorizimin e askujt. Prandaj iu kam drejtuar Prokurorit publik dhe po i them përsëri të marrë masa”, ka thënë Hamiti, që ka këmbëngulur që nuk ka pronë të huaj në Kosovë.
Duke u munduar që ta tregojë me fjalë të thjeshta dhe praktikisht këtë kod telefonik dhe marrëveshjen Hamiti ka thënë se vetëm do të ketë integrim të Serbisë.
“Me marrëveshje praktikisht rrjeti i Kosovës integrohet në rrjetin e Serbisë. Serbia pyetet edhe për licencim, përzihet në çmime, në interkonjeksionit, me një fjalë Serbia qeveris me sektorin e Telekomit”, shtoi Hamiti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...