Gashi: Të gjitha thirrjet me +383 brenda tetë muajsh

15 Dhjetor 2016 - 23:38      

Ditë që është pritur një kohë shumë të gjatë e ka quajtur atë të sotmen, kreu i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, kur Kosova ka marrë kodin telefonik +383.

Ani pse ai është cilësuar vetëm si kod gjeografik, ai ka thënë se ky kod e ka bërë rrumbullaksimin e identitetit shtetëror në fushën e telekomunikacionit. Njësoj kanë thënë edhe krerët më të lartë të shtetit.

Kur ka folur për afatet kohore për këtë kod, Gashi ka thënë se marrja e kodeve shtetërore nuk ndodh shpesh.

“ITU-ja i ka disa afate e kushte që i vë për këtë. Rasti i fundit i marrjes së një kodi të ri në rajon ka qenë ai i Malit të Zi, që e ka marrë kodin +382”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

“Thirrjet e para do të fillojnë shumë shpejt. Thirrjet dalëse, që janë më lehtë për t’u realizuar do të bëhen brenda një muaji eventualisht brenda dy muajsh. Ndërsa të gjitha thirrjet besojmë se do të mund të realizohen brenda tetë muajsh”, ka thënë Gashi.

Ai nuk ka mundur të thotë se kush do të bëjë thirrjen e parë, por ka thënë se pret në garë të fortë mes operatorëve në Kosovë që të kthejnë numrat në +383.
“Ky është një proces i komplikuar”, ka thënë ai

Gashi ka thënë më tej se nuk i intereson çka i ka shkruar Serbia ITU-së, letër të cilën e ka siguruar KTV-ja, e ku Kosovës i referohet si "Kosova dhe Metohija". Ai madje pasi ka dëgjuar të lexohet letra ka thënë se dyshon në vërtetësinë e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...