16 Dhjetor 2016 - 06:44
Kjo, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vend, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi është marrë një ditë më parë në Washington, ku e ka selinë kjo agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e MCC-së, theksohet se Kosova është ulur në një kategori më poshtë.
Në atë “MCC threshold”. Programi ku ka rrëshqitur Kosova është afatshkurtër dhe me fonde shumë të kufizuara, e që kryesisht shërben për t’i ngritur vendet të mbërrijnë në programin “Compact”.
“Bordi përzgjodhi Kosovën dhe Timorin Lindor për t’i zhvilluar programet hyrëse të MCC-së dhe ripërzgjodhi Togon për të vazhduar në zhvillimin e programit të vetë hyrës”, thuhet në njoftimin e MCC-së, që është publikuar të mërkurën. “Programi i pragut më të vogël i jep MCC-së mundësinë që të punojë me vendet në mënyrë specifike në reformat politike dhe institucionale”.
Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...