15 Dhjetor 2016 - 21:04
Ajo theksoi se Brukseli e BE nuk ndërtojmë mure por ura dhe projekti kryesor i tyre mbetet rivitalizimi i urës, transmeton Koha.net.
“Së pari, do të them se Brukseli dhe BE nuk mbështesin asnjëherë askënd që ngre mure. Ne ndërtojmë ura, siç e dini. Projekti ynë kryesor atje është rivitalizimi i urës. Çfarëdo hapash që të merren nga dy palët, parimi themelor duhet të jetë të mos parandalohet liria e lëvizjes. Ky është parimi më i rëndësishëm. Si do të negociojnë palët dhe ç’zgjidhje të ndërsjellë do të gjejnë, mbetet në dorën e palëve”, ka thënë ajo.
“Të përsëris se kemi vetëm një projekt dhe ky është rivitalizimi i urës. Ky përfshin vetë urën dhe rrethrrotullimin që përfundon me rrugën e Shën Pjetrit. Rruga e Shën Pjetrit do të bëhet shëtitore nga një projekt që nuk është i BE-së”, ka shtuar ajo.
Tutje, Apostolova tha se sa i përket dialogut, BE-ja po bënë shtytje tek të dyja palët, si ajo kosovare po ashtu edhe ajo serbe.
“Po shtyjmë, jo vetëm nga ana serbe, por edhe nga ana kosovare. Mund t’ju sjell shembuj. Regjimi që duhet të zgjatet për lejeqarkullimin e veturave duhet të kryhet në anën e Kosovës. Po presim vendimin e Kryeministrit që lidhet me etiketat në targat e Kosovës, në patentat e shoferit, e këto duhet të bëhen në anën e Kosovës”, përfundoi ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...