A duhet njohje e Kosovës nga Serbia për të hyrë në BE?

15 Dhjetor 2016 - 20:59      

Dialogu mes Kosovës e Serbisë afron të dyja palët. Kjo sipas Natalya Apostolovës, shefes së Zyrës së BE-së për Kosovë e bën këtë marrëdhënie të rëndësishme.

Ajo theksoi se dialogu për Serbinë mundëson hapjen e kapitujve e për Kosovën do të thotë zhvillim në shtegun evropian, transmeton Koha.net.

“Dialogu mes Serbisë e Kosovës, i lehtësuar nga BE, është tejet i rëndësishëm dhe po e them pse. Sepse i afron të dyja palët me BE-në. Për Serbinë kjo d.m.th. hapje e kapitujve. Për Kosovën zhvillim në shtegun evropian. Ka pra efektin e konsolidimit të brendshëm për Kosovën sepse përfshin serbët dhe shqiptarët e Kosovës dhe njëkohësisht kemi zhvillim më të shpejtë të Kosovës nëpër shtegun evropian. E njëjta vlen për Serbinë. Dialogun e shoh si katalizator të gjithë perspektivës evropiane të të dyjave vendeve”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse Kosova duhet ta njoh Kosovën në mënyrë që t’i hapen dyert për në Unionin Evropian, ajo tha se nuk mund ta thotë një gjë të tillë aktualisht.

“Këtë për momentin s’e them dot. Po punojmë hë për hë për themelet, planin e Ahtisarit, në dialogun që lehtësohet nga Brukseli. Si do të zhvillohen gjërat varet nga negociuesit dhe dy palët”, përfundoi ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...