15 Dhjetor 2016 - 20:52
Kjo sipas shefes së Zyrës së BE-së Natalya Apostolova, është çelësi që tregon se korrupsioni po luftohet, ransmeton koha.net
Si një ndër parakushtet për liberalizim të vizave, sundimi i ligjit mbetet fushë që nuk tolerohet nga BE.
Apostolova në një ndër intervistat e para të gjata në Rubikon të KTV-së ka thënë se për të besuar në drejtësi, kosovarët duhet ta shohin se do të dëmshpërblehen e kompensohen për vjedhjet e aseteve të tyre.
“Këtë duam ta shohim në luftën kundër korrupsionit. Proces më të shpejtuar, aktgjykim të lëshuar nga gjykata, njerëz që burgosen. Jo raste të vogla, por ato emblematiket e të rëndësishmet. Që populli i Kosovës të besojë se ka drejtësi, se do të dëmshpërblehen e kompensohen për vjedhjet e aseteve të tyre”, ka thënë ajo.
Sipas Apostolovës, vendet anëtare të BE-së duhet të binden se vendi është në rrugën e duhur për luftën ndaj korrupsionit.
Na duhen statistika dhe lëndë të reja që çohen deri në fund, dhe opinioni nuk varet vetëm nga Komisioni. Ky tashmë ka dhënë propozimet e veta, dhe tani në dorë e kanë shtetet anëtare. Ato duhet të binden se Kosova është në shtegun e duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ajo.
Tutje, shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë foli edhe për demarkacionit.
Sipas saj, demarkacioni duhej të ishte vetëm çështje teknike e jo të politizohej, siç edhe ka ndodhur.
“Demarkacioni është politizuar jashtëzakonisht dhe e pata thënë në Kuvend kur erdha se kjo konsiderohej çështje teknike. Ajo do ta gjente një zgjidhje më të lehtë sikur disa palë të mos e bënin pjesë të agjendës politike”, ka thënë ajo.
“Mesazhi im është: mundohuni ta shmangni politizimin e çështjeve që mund të zgjidhen më lehtë. Rrugës për në BE do të keni sfida larg më të mëdha, besomëni. Ju duhet ta rishikoni gjithë legjislacionin, të transpononi reforma aspak të pëlqyera sepse këto janë rregullat e lojës për në BE. Prandaj mos humbni kohë me çështje të imëta ose teknike që mund t’jua pengojnë rrugën për në BE”, përfundoi ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...