15 Dhjetor 2016 - 20:21
Sipas përfaqësueses së lartë të BE-së për Kosovën, Natalya Apostolova ka shumë fusha në të cilën përgëzohet vendi për arritjet.
Ajo në Rubikon të KTV-së theksoi se sundimi i ligjit mbetet fusha më e rëndësishme për BE-në.
“Për ne, fusha për të cilën na intereson të shohim përparim, dhe Kosova vërtet këtu ka bërë tashmë hapat e parë, është sundimi i ligjit. Ky është jetik për zhvillimin e vendit, dhe jo vetëm për stabilitetin dhe kredibilitetin e vendit, por më shumë madje për zhvillimin ekonomik”, ka thënë ajo.
Apostolova thotë se gjyqësori duhet të jetë më operativ.
Ndër të tjera, ajo tha se reforma në administratë publike është tjetër çështje shqetësuese por që sipas saj është vënë në binarët e duhur.
“Kjo gjithmonë duket punë aspak e lehtë. Shumë nga zyrtarët e administratës publike emërohen, sado tërthorazi, politikisht, si shpagim për një grup votuesish”, ka thënë Apostolova.
“Raporti me antikorrupsionin, nepotizmin, emërimet politike,është i drejtpërdrejtë. Dhe dua të tërheq vëmendjen e popullit të Kosovës se këto janë veprime e fenomene që BE kurrë nuk do t’i tolerojë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...