Kërkohet sërish shtyrja e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore [video]

15 Dhjetor 2016 - 19:22      

Kanë mbetur edhe dy javë nga koha kur qytetarëve të Kosovës do t’u ndalen nga 7% e pagës për sigurim shëndetësor, për të mos marrë shërbime.

Ministria që sponsorizoi këtë ligj po kritikohet jo vetëm për këtë, por edhe për hapin e gabuar për të mbledhur kontributet pa plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj, raporton KTV.

Ai që e inicioi këtë ligj, ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, u kujdes të paralajmërojë pasardhësin e tij që të kujdeset mirë kur bëhet fjalë për shkeljet e mundshme ligjore, pasi mund të përballet me probleme juridike.

Ministri Imet Rrahmani ka thënë se pavarësisht reagimeve megjithatë ky proces do të nisë, duke qenë i sigurt se do të ketë benifite.


Kërkohet sërish shtyrja e zbatimit të Ligjit... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...