Të akuzuarit në rastin “Toka” thonë se janë “të pafajshëm”, Syla i prangosur në gjykatë [video]

15 Dhjetor 2016 - 19:21      

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Toka”, përfshirë Azem Sylën, janë të deklaruar të pafajshëm për 46 pikat e aktakuzës, me të cilat ngarkohen.

Vazhdimi i seancës është bërë pa praninë e dy të akuzuarve, për të cilët Gjykata ende nuk ka marrë vendim nëse do ta veçojë procedurën ndaj tyre ose jo.

Prokuroria i ngarkon me 46 pika të akuzës, përfshirë atë të krimit të organizuar e të përfshirjes në grup të organizuar kriminal.

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, që kësaj radhe kishte shkuar në gjykatë me pranga në duar, ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për asnjë nga pikat e aktakuzës.

Ish-deputeti i PDK-së konsiderohet si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal bashkë me Shpresim Ukën dhe të cilët kanë kryer krime që lidhen me pronat në Kosovë deri në vitin 2013. Të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë.

Seanca ka qenë vazhdim i asaj të së martës, e cila ishte shtyrë për shkak të mungesës së një të akuzuari. Gjyqtari u ka dhënë kohë palëve që brenda 30 ditëve të paraqesin me shkrim kundërshtimet për aktakuzën.


Të akuzuarit në rastin “Toka” thonë se janë “të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...