15 Dhjetor 2016 - 19:17
Mirëpo, ky projektligj pritet që Zyrën për Përgjegjësi Disiplinore ta vërë nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, raporton KTV.
Sipas ministres, Dhurata Hoxha, do të ndikojë në fuqizimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Mirëpo, juristi Korab Sejdiu, thotë se kjo pos që do të shihet si ndërhyrje e qeverisë në institucionet e pavarura, një gjë e tillë nuk do të mund të bëhet pa u bërë ndryshimet kushtetuese.
Por organizatat e shoqërisë civile, të cilat kontribuuan gjatë përpilimit të këtij projektligji, thonë se kjo zyrë është paraparë që të ketë kompetenca vetëm sa i përket hetimit të sjelljes së prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Pavarësisht se me këtë ligj, shefi i zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, do të mbetet me kompetenca të përgjysmuara, ai e ka mirëpritur një nismë të tillë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...