15 Dhjetor 2016 - 19:13
Megjithatë, Astrit Haraqija e Valton Beqiri janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti.
Haraqija dhe Beqiri kanë udhëhequr Ministrinë nga radhët e LDK-së.
Ish-ministrat Haraqija dhe Beqiri, janë shpallur fajtorë për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës zyrtare’, me rastin e ndarjes së mjeteve për realizimin e dy filmave, “Ndjekja e larës” dhe“Mysafiri në sofër”, derisa ky i fundit nuk u realizua kurrë.
Fajtor është shpallur edhe aktori Armond Morina dhe producenti Nehat Fejza për mashtrim në detyrë. Morina gjithashtu është obliguar t'i kthejë MKRS-së 100 mijë euro, ndërsa Nehat Fejza 188 mijë euro.
Haraqija ka vazhduar të akuzojë politikën se ia kanë montuar rastin. MKRS është palë e dëmtuar në këtë proces, i cili ishte kthyer në rigjykim nga Apeli.
Palët kanë paralajmëruar ankesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...