Hoxha thotë se sfida më e madhe është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

15 Dhjetor 2016 - 18:17      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka marrë pjesë në Forumin Ministror për Drejtësi të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Gjatë këtij Forumi u diskutua për zhvillimet e fundit në shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për efikasitetin e gjyqësorit dhe mundësitë për zvogëlimin e numrit të rasteve dhe kohëzgjatjen e tyre, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe penale, si dhe zhvillimi i besimit të ndërsjellë ndërmjet “Eurojust” dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Hoxha gjatë fjalimit të saj përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në fushën e gjyqësorit, numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura si dhe zgjatjen e procedurave gjyqësore. Po ashtu, sipas komunikatës ministrore, Hoxha shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me vendet fqinje dhe vendet e BE-së dhe për të mësuar nga praktikat me të mira.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë reformat e nevojshme në mënyrë që të përgatisim rrugën tonë drejt bashkëpunimit, koordinimit dhe integrimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një nga sfida më të mëdha në Kosovë dhe rajon është prioritet për Ministrinë e Drejtësisë” tha Hoxha.

Diskutimet do të vazhdojnë tutje rreth bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe do të bëhet prezantimi i raportit të përkohshëm të planit të veprimit 2015 – 2017 dhe çështje të tjera me rendësi si, trafikimi i armëve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe veprimet e përbashkëta që parashihet të merren gjatë këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...