
15 Dhjetor 2016 - 17:43
MPJ e ka konsideruar si të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriqit, i cili hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë, transmeton Koha.net.
“Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
MPJ më tej njofton se ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriq dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë.
“Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, ka përfunduar MPJ.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...