Kontigjent librash për Departamentin e Gjuhës Shqipe në Edrene

15 Dhjetor 2016 - 16:57      

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, për një takim pune që ka pasur me drejtuesit e Institutit Albanologjik, Institutit të Historisë dhe Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

“Tema kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi në ndihmën që këto institucione mund të japin në themelimin e një fondi të librave për diasporën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nga i cili fond do të furnizoheshin bibliotekat e ndryshme ku jetojnë shqiptarët në diasporë”, ka shkruar Murati.

“Gjithashtu si hap i parë i fillimit të bashkëpunimit u pajtuam që të ndihmojmë Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Trakias në Edrene të Turqisë me një kontigjent librash të nevojshëm për studentët dhe studiuesit e shqipes në këtë universitet”, ka shtuar më tej.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...