Gjuriq u kontrabandua përmes një ambulance shëndetësore në veri të Kosovës

15 Dhjetor 2016 - 16:46      

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u shfaq sot në inaugurimin e një pike ilegale karburantësh në veri të Kosovës, megjithëse kishte urdhër ndalese për të hyrë në Kosovë.

Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për rrugët që ka përdorur Gjuriq, nga burime të policisë mësohet se ai është kontrabanduar në orët e hershme të mëngjesit nëpërmjet një ambulance shëndetësore nga Serbia.

“Gjuriq ka përdorur pothuajse mjetet e fundit që i kanë mbetur në dispozicion për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Atij i ishte ndaluar edhe herë të tjera hyrja dhe nuk kishte arritur fare në Kosovë. Por kësaj radhe, i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke hyrë në Kosovë nëpërmjet një ambulance shëndetësore në orët e hershme të mëngjesit” ka thënë burimi për KTV-në.

Vetë Gjuriq deklaroi sot se ai ka hyrë në Kosovë ngjashëm sikurse kryeministrit Isa Mustafa, dhe se askush nuk ka të drejtë të ia ndalojë lëvizjen e lirë.

Ministria e Jashtme ia ndaloi dje hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit dhe ky vendim mbetet në fuqi por nuk dihet nëse policia do ta arrestojë apo si do të veprojë më tutje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...