15 Dhjetor 2016 - 15:30
Top kompania më e suksesshme për vitin 2016 është shpallur kompania Neptun, e cila merret me tregti të pajisjeve shtëpiake, e dyta është shpallur Dauti Komerc, e treta Bastuti Fruti, pastaj Kipper, Pofix, Trimi, Alma-M, Instalacija, Prince Enterprajs dhe e dhjeta kompani u shpall Univerzal Comerc.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Kosova vazhdon të mbetet një treg i favorshëm për biznesin maqedonas dhe bizneset nga ky vend duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi tregut të Kosovës. Kosova vazhdon të ofrojë mundësi të shumta për investime dhe politika të favorshme për bëri të biznesit.
“Maqedonia po e humb garën me Serbinë për tregun e Kosovës dita ditës dhe nuk po i përballon dot konkurrencës së ashpër nga Serbia. Do të ishte mirë sikur prodhimet e juaja të zëvendësohen me ato të Kosovës e jo që ju top 100 bizneset më të suksesshme po ua lejoni hapësirën prodhimeve serbë”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi, se Kosova e Maqedonia kanë marrëdhënie të mira ekonomike e diplomatike, të cilat duhet të shërbejnë edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare në të dy anët e që arsyeton invetsimet e autostradës “Arbër Xhaferi”, e cila po kushton qindra miliona euro në të mirë të të dy shteteve, por fuqia e juaj po humb në tregun e Kosovës dhe nuk po mundeni t’i përballoni konkurrencës së prodhimeve serbe dhe kjo është shqetësim për të dy shtetet.
Nebi Hoxha, kryetar i Odë Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, tha se vazhdojnë të ndjekin e analizojnë lëvizjet e bizneseve shqiptare në vend, duke prezantuar për të gjashtën herë top 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni.
Driton Kuçi, ministër Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë, tha se është një ditë e rëndësishme prezantimi për të gjashtën herë të top 100 kompanive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.
Sipas tij politikat e mira kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbulimin më të madh të importit me eksport. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind.
Ai përgëzoi top 100 kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme duke shpresuar në zhvillime dhe rezultate të shkëlqyera vitin e ardhshëm dhe të tejkalohen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...