15 Dhjetor 2016 - 15:17
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se sigurimet shëndetësore janë një proces i rëndësishëm dhe mjaft sfidues. Ai tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka vepruar pas luftës pa këtë komponentë të rëndësishme, ndërkohë që, pas shumë përgatitjeve, Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë dhe agjencionet e tjera kanë përcaktuar janarin si muaj kur pritet të fillojë mbledhja e premiumeve (kontributeve) për skemën publike të sigurimeve shëndetësore, bazuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë në gusht të këtij viti.
Ilir Hoxha nga Suisse Solidar tha se reforma e sigurimeve shëndetësore është një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në shëndetësi pas luftës, ndërsa tha se në zbatimin e kësaj reforme është esencial ndërveprimi midis Ministrisë së Shëndetësisë, shoqatave si PRAK-u dhe akterëvë të tjerë.
Muhamedali Kodra, drejtor ekzekutiv i PRAK-ut tha se parakusht për zbatimin e sigurimeve shëndetësore është respektimi i qeverisjes së mirë. Pa dashur ta paragjykoj të ardhmen e funksionalizimit të Fondit, ai tha se kapacitete ende jo të mjaftueshme, mungesa e informacionit adekuat nga qytetarët dhe elemente të tjera vendosin disa dilema nëse janë kryer përgatitjet e duhura për fillimin e premiumeve.
Skeptik me qëndrimet e tyre rreth sigurimeve shëndetësore janë treguar edhe Talat Gjinolli nga AAK e Besa Baftiu nga Vetëvendosje, derisa kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke kritikuar për siç ka konsideruar ai, përgatitjet e pamjaftuara, ka thënë se ende është shumë herët që të fillohet me mbledhjen e kontributeve, duke pretenduar gjithashtu, se me fillimin e mbledhjes së tyre, shkelet edhe ligji, sepse nuk janë plotësuar , siç tha ai, disa parakushte.
Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe më pas edhe i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka thënë se ekzistojnë disa kufizime ligjore në LSSH për fillimin e mbledhjes së premiumeve para se të plotësohen disa kushte, dhe ka propozuar që derisa të bëhen disa ndryshime në ligj, të miratohet pakoja e shërbimeve dhe deklarata financiare, të shtyhet vendimi për fillimin e mbledhjes së kontributeve.
Shefi i Zyrës së OBSh-së, Skender Syla tha se nga këndvështrimi i OBSh-së, financimi është vetëm një nga komponentët efikase të sistemit shëndetësor, derisa për implementimin e sigurimeve shëndetësore janë të nevojshme kapacitetet njerëzore, ofrimi shërbimeve me pacientin në qendër, kuadri profesional me Edukim të vazhduar dhe gjithashtu, duhet një pajtueshmëri politike për procesin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...