15 Dhjetor 2016 - 15:15
Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Ochoa Madrid, të cilin e përgëzoi për marrjen e detyrës, duke e falënderuar atë për njohjen e Hondurasit, gjashtë vjet më parë.
Ai ka theksuar se Hondurasi gjithmonë ka përkrahur Kosovën në rrafshin multilateral, derisa në muajt e ardhshëm do të ketë thellim të marrëdhënieve bilaterale.
Ambasadori i ri jorezident i Hondurasit për Republikën e Kosovës, Roberto Ochoa Madrid, falënderoi presidentin Thaçi për mikpritje dhe iu zotua se Hondurasi do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës.
“Hondurasi do të vazhdojë përkrahjen aktive për Kosovën”, u shpreh Ambasadori Ochoa Madrid. Presidenti Thaçi u shpreh se njohja dhe përkrahja aktive nga Hondurasi është sinjal edhe për vendet e tjera të Amerikës Latine që ta njohin dhe përkrahin Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...