15 Dhjetor 2016 - 15:11
Halimi tha se lista e votuesve ka shkuar sot në shtyp dhe deri të shtunën i gjithë materiali i nevojshëm do të jenë të gatshme.
KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka akredituar edhe vëzhguesit.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion nuk e ka për obligim të raportojë në ditën e zgjedhjeve për medie për incidentet e ndryshme, pasi siç tha ajo, prokuroria duhet të raportojë për këtë.
Adnan Rrustemi nga KQZ-ja, tha se duhet raportuar çdo gjë që vjen nga dhoma operative e KQZ-së, edhe pse këtë e kundërshtoi Daka.
Sami Hamiti tha se duhet raportuar mbarëvajtja zgjedhore, por jo për incidentet dhe ekseset e ndryshme.
Për planin operativ, Rrustemi theksoi se KQZ-ja po dëshiron t’i ikë përgjegjësive për sa i përket raportimeve për incidente para medieve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...