15 Dhjetor 2016 - 13:50
Sipas tyre, Paneli i Inspektimit ka publikuar dëme të konsiderueshme dhe të pa-riparueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes për t’i hapur rrugë mihjeve për termocentralin “Kosova e Re.”
Dajana Berisha nga Forumi për Iniciativë Qytetare, ka thënë se në këtë raport është precizuar në shumë raste dështimi i Qeverisë dhe Bankës Botërore. Sipas saj, nga kjo kanë pësuar mbi 7 mijë njerëz që jetojnë në këto zona.
“Në vija të përgjithshme e BB për t’i ndihmuar Qeverinë e Kosovës për t’i zhvendosur këta njerëz në përputhje me standardet e vetë BB ka dështuar. Është një dështim jashtëzakonisht i madh i të dy institucioneve, i Qeverisë së Kosovës dhe BB për zhvendosje në përputhje me standardet e vetë BB të banorëve të Hadës. Këtë gjë e bënë të ditur edhe vet raporti i inspektimit i BB-së. Dëmi ndaj komunitetit shkojnë përtej banorëve të Hadës, duke përfshirë të gjithë banorët e zonës së mihjes së re që është pjesë e zonës me interes të veçantë ekonomik dhe të gjithë këta banorë janë ndikuar negativisht qysh prej vitit 2014, e deri më sot....Përllogaritet që mund të jenë diku rreth 7 mijë njerëz të afektuar, prej këtij procesi që quhet zhvendosje e dhunshme për t’i hap rrugë mihjes së re termocentralit Kosova e Re”, tha Berisha.
Ragim Grajqevci, banor i Hadës i pjesë së mbetur, ka thënë se mjetet të cilat i ka ndarë Banka Botërore u keqpërdoren nga Qeveria.
“Parat që janë ndarë për Haden nuk janë përdor për Hade. Ne banorët e Hades i kemi kërkua panelit inspektues të BB në lidhje me çështjen e zhvendosjes dhe humbjes së tokës, pasoj e projekteve të BB në Kosovë, duke përfshirë Termocentralin e ri. Me këtë kemi kërkua të bëhet një inspektim nga paneli inspektues për dëmet që janë shkaktuar nga asistenca teknike e BB për Kosovës. ..Gjithashtu, kemi theksuar se ndikimi i BB tek Qeveria e Kosovës, miratimi i zonës së veçantë ka ndikuar që të mbetemi të izoluar si një oazë paplanifikim familjar dhe paplanifikim të jetës. Ne po ashtu kemi bartë barrë të madhe duke u bazuar në dëshmitë e BB në politikat për zhvendosje jo vullnetare për mos ofrimin e investimeve të mjaftueshme për ti arritur këto objektiva vetëm që të sigurohemi që kostoja e ndërtimit të termocentralit të ri të mbetet e ulët. Ndërsa BB edhe Qeveria , sepse BB ka investuar kurse Qeveria i ka menaxhuar ato mjete të cilat janë ndarë për zhvendosje të kësaj pjese. Këtu fajtor direkt është BB dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duke mos i ik fajit as ministritë përkatëse.”, tha Grajqevci.
Visar Azemi nga KOSID, tha se qytetarët e kësaj zone ishin detyruar në disa raste që me dhunë të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Qytetarët e kësaj zone janë detyrua në disa raste edhe me dhunë që t’i lëshojnë tokat e tyre në mënyrë që t’i epet përparësi zhvillimit ekonomik të Kosovës duke cenuar të drejtat dhe pronat e tyre në këto zona. Ne kemi qenë pranë banorëve gjatë gjithë kohës për të siguruar ata se ne do t’i bëjmë të datuara të gjitha këto shkelje që janë bërë gjatë këtyre proceseve nga akterët të cilët kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejtë në këto procese. Siç janë Banka Botërore, Qeveria e Kosovës, në disa raste edhe UNMIK-u”, tha Azemi.
Përcaktimi i Komunës së Obiliqit si zonë me interes të veçantë ekonomik sipas Panelit të Inspektimit, nuk është në pajtueshmëri me praktikat ndërkombëtare. Për më tepër, paneli thotë që një proces i tillë i zvarritur procesi i zhvendosjes me vite të tëra dhe ndarja e komunitetit, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare apo politikat e Bankës Botërore. Banorët bashkë me përfaqësuesit e KOSID, kanë paralajmëruar protesta në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...