Promovohen 13 doktorë të shkencave në Universitetin e Prishtinës

15 Dhjetor 2016 - 13:28      

Janë promovuar 13 doktorë të shkencave në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga fusha të ndryshme të studimit si juridik, gjuhë, letërsi, ekonomi etj.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se arritja deri këtu nuk ishte e lehtë por shtoi se universiteti që ai e drejton, po korr suksese me njerëz si ta.

“Në jetë kur mbërrini një sukses normalisht që ndaleni për një moment, ndjeni gëzim dhe ktheni kokën mbrapa për të kujtuar rrugën që e keni përshkuar. Kur mbërrini një sukses të tillë në rrugën plot pengesa e vështirësi ndjenja e gëzimit bëhet edhe më e madhe dhe shija e tij edhe më e ëmbël. Të nderuar doktor të shkencave, ju neve si menaxhment dhe gjithë UP-në po korrim suksese jo të lehta por shumë të merituara, prandaj më lejoni që në emër të UP-së të ju uroj urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta. Kjo ditë po shënohet si e veçantë dhe veçantia lidhet me faktin se universiteti jonë po lë mbrapa pamjet e pakëndshme dhe histori të liga e ato po i kthen në rezultate dhe ecje për së mbari. Kjo zaten edhe nuk ishte e lehtë por ju po e bëni këtë prandaj pranoni përgëzimet e mia”, tha rektori Dema.

Doktorët e promovuar të enjten në UP janë: Albina Dranqolli- Ramadani, Kushtrime Boshtraj -Camaj, Violeta Bardhi -Zeqiri, Xhavit Beqiri, Xhevdet Halimi, Valbon Mulaj, Flamur Mrasori, Avni Puka, Fatos Haziri, Nexhat Jashari, Qazim Tmava, Bahri Prebreza dhe Adnan Maxhuni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...